Çmimi Nobel, BE: Paratë për fëmijët e prekur nga luftrat

Bashkimi Evropian do të dhurojë pothuajse 1 milion € që erdhen me Çmimin Nobel për Paqe të këtij viti, drejt fëmijëve të prekur nga lufta dhe konfliktet - bene te ditur zyrtaret e BE.Komiteti i Nobelit muajin e kaluar i dha çmimin e paqes BE-së për vendosjen e më shumë se gjysmë shekulli të paqes në një kontinent te demtuar nga Lufta e Dytë Botërore. Vendimi i tyre u ndoq me dy reagime me lavdërime dhe ne anen tjeter edhe me tallje."Çmimi Nobel i Paqes qëndron për pajtimin në të gjithë botën. Nga ky çmim duhet të përfitojnë aat qe perbejne edhe shpresën e parë për të ardhmen, por edhe viktimat e para të konflikteve të tanishme dhe të kaluara:. Fëmijët," - tha në një deklaratë Presidenti i Komisionit per Bashkimin Evropian, Jose Manuel Barroso.Barroso do të mbledhë shumen monetare te ketij çmimi në Oslo më 10 dhjetor, së bashku me presidentin e Parlamentit Evropian Martin Schulz dhe Presidentin e BE Herman Van Rompuy.BE të mërkurën njoftoi gjithashtu një konkurs vizatimi për të rinjtë e moshës midis tetë dhe 24 vjec. Katër fituesit do të ken mundesine e pjesëmarrjes në ceremoninë e dorezimit te ketij çmimi.