Përmbytjet në Itali, përmirësohet situata pas ndalimit të reshjeve
Tre ditë pas reshjeve të rrëmbyeshme që lanë pjesë të mëdha të rajoneve veriore dhe qëndrore të Italisë nën ujë, duket se vendi po e merr veten. Rreshjet e shiut kanë pushuar dhe niveli i ujit ka filluar të ulet. Të paktën 4 persona janë raportuar të vdekur në dy ditët e para.Paolo Bardelloni 59 vjeç, Antonella Vanni, 48 vjeçe, Maurizio Stella 47 vjeç mbeten të bllokuar në një automjet qe u mbulua nga uji, për shkak të shembjes së një ure në Albenja, në rajonin e Ligurias.Një 73 vjeçare që mbeti e plagosur, pasi një valë uji përmbysi automjetin e saj në lokalitetin e Orbetelos, në rajonin e Toskanës është viktima e katërt e këtyre përmbytjeve.Ndërkohë në lokalitetin e Maremës, po në Toskanë, është mbyllur autostrada, si dhe është verifikuar një çarje rreth 7 metra që ka përfshirë të dyja korsitë, duke detyruar autoritetet të kufizojnë qarkullimin.Vazhdon te jete ne gjendje kritike situata ne provincën Arezzo, Firenze, Grosseto dhe Siena, ku u ngrit dhe salla operative e mbrojtjes civile ne Toskane.Ne Grosetano zona me e goditur nga përmbytjet, ka shkuar ne 700 numri i te evokuarve nga shtëpitë e tyre. Probleme ka edhe në disa rrugë që të çojnë drejt Romës dhe disa të tjera në drejtim të Firences, për shkak të përmbytjes së autostradës kryesore.