113 vjetori i Pavarësisë/ Nis ceremonia zyrtare e Ngritjes së Flamurit, i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe krerët e shtetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2025, 10:05
Shqipëria sot feston 113 vjetorin e Pavarësisë teksa për këtë ditë kaq të rëndësishme u zhvillua një ceremoni dedikuar festës së flamurit.
Ka nisur ceremonia zyrtare për Ngritjen e Flamurit në qytetin e Vlorës, ku të pranishëm janë krerët e shtetit shqiptar së bashku me presidenten e Kosovës , Vjosa Osmani.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Kryeparlamentari Niko Peleshi dhe kryebashkiakja e Vlorës, Bruna Mersini.
I pranishëm gjithashtu ka qenë dhe ministri i Mbrojtes, Pirro Vengu teksa janë mbledhur në sheshin e "Flamurit" në qytetin e Vlorës.
Ndiqni ceremoninë këtu:
