Qirici: Shoqëria ende e konsideron të mire një grua që nuk flet

Psikologia Eksena Qirici ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ku tema kryesore e diskutimit ishte nisja e fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës ndaj Grave”.

Gjatë bisedës, Qirici u ndal tek perceptimet shoqërore që vazhdojnë të ushqejnë nënvleftësimin e grave.

Psikologia vuri në dukje se gratë në shoqërinë shqiptare shpesh janë perceptuar si figura të dobëta, që nuk duhet të kundërshtojnë apo të shprehin zërin e tyre duke theksuar se ky model i dëmshëm i sjelljes vazhdon të ndikojë në mënyrën si trajtohen vajzat dhe gratë edhe sot.