Vangjeli: Raporti i KIE alarmon për rrezikun e varfërisë dhe pabarazinë gjinore në Shqipëri

Emisioni “Epiqendër” në Ora News, i moderuar nga gazetarja Sonila Musai, këtë të enjte u fokusua tek nisja e fushatës “16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës ndaj Grave”. E ftuar në studio ishte Adena Vangjeli, Drejtore Ekzekutive në Qendrën për Drejtësi Gjinore, e cila solli në vëmendje të dhëna shqetësuese nga raporti i fundit i Këshillit të Europës (KIE).

Vangjeli tha se raporti evidenton se 26.5% e fëmijëve në Shqipëri janë në rrezik varfërie, ndërsa më të prekura rezultojnë vajzat, me një përqindje edhe më të lartë  27.3%.

“Vajzat janë më të rrezikuara se djemtë,” theksoi ajo, duke nënvizuar se pabarazitë ekonomike vijojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në mundësitë e tyre për zhvillim.

Në raport theksohet gjithashtu se pabarazitë gjinore në tregun e punës vazhdojnë të jenë të dukshme norma e papunësisë për burrat është 8%, ndërsa për gratë më e lartë, në 9.6%.