Rehovica: Mungesa e kushteve dhe elementeve bazë në mjekësi është si t'i ''presësh krahët'' një doktori

Doktoresha kirurge e gjirit, Edlira Rehovica e ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se mungesa e kushteve bazë për të ushtruar profesionin është si të ‘presësh krahët’ një doktori.

Rehovica: Ky është një problem madhor edhe është problemi më i madh.

Personalisht ka qenë shkaku kryesor që unë zgjodha të jem në një strukturë private dhe jo në shtet.

Sepse mendoj që mos pasja e kushteve bazë dhe elementeve bazë për të ushtruar profesionin tënd është si ti presësh krahët një doktori dhe të ngelet vetëm në nivelin e teorisë.

Dmth duhet bërë kjo por unë nuk kam asgjë nga këto për të vepruar.

Dmth është një betim i Hipokratit i pa përfunduar.

Thjesht në nivel teorik ti nuk mund të shërbesh sepse ty të duhen patjetër medikamentet.

Ty të duhet infrastruktura që të mund të punosh.

Të duhet stafi mbështetës, patjetër të duhen sallat kirurgjikale të kompletuara sipas rregullave.