Laska: Sipas raportit të fundit, konstatohet që ka diferencim midis qytetarëve që trajtohen në Onkologjik

Avokati, Elton Laska i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora Neës u shpreh se në Shqipëri sipas raportit të fundit konstatohet që ka diferencë midis qytetarëve që trajtohen në Onkologjik.

Laska: Unë dua të ndalem tek aspekti ligjor.

Që në fillim të herës dua të them që Deklarata Europiane e të Drejtave të Njeriut në nenin e saj 25 e përcakton qartësisht që çdo qeveri ka detyrimin që t’iu ofrojë sistem shëndetësor të barabartë qytetarëve të saj.

Në këtë kontekst në Shqipëri ne sipas raportit të fundit të vitit 2025 konstatohet qartësisht që ka diferencim midis qytetarëve të cilët trajtohen në Onkologjik.

Ku është diferencimi? Prsh po të shikoni në një pjesë të këtij raporti thotë në lidhje me një medikament që përdoret për këto fëmijë  që janë me tumor.

Dhe thotë që në rastin e një fëmije 2 vjeçar me inicialet A.G grupi i audimit ka verifikuar kartelën e pacientit të diagnostifikuar dhe ka konstatuar që nuk është gjendur ky medikament në spital.

Në fund thotë pasi u gjet donatori pacienti ka dal nga spitali me shënimin në kartelë që do të rikthehet me datën 01/01/2025.

Refeuar intervistave verbale me mjekët është marrë informacioni se pacienti është larguar jashtë vendit.

Që do të thotë se ky pacient e ka parë se nuk ka asnjë mundësi që të shërohet në atë spital dhe është larguar nga vendi.

Nuk e kanë të gjithë këtë mundësi.