Vangjeli: Broshurat e shpërndara në shkolla janë pjesë e kurrikulës dhe në përputhje me ligjin

E ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, Adena Vangjeli Drejtore Ekzekutive në Qendrën për Drejtësi Gjinore, foli edhe për debatet e kohëve të fundit që lidhen me materialet informuese të përdorura në shkolla.

Vangjeli tha se broshurat e shpërndara në institucionet arsimore nuk përmbajnë asgjë të çuditshme apo të papërshtatshme, por janë të bazuara plotësisht në atë që përcakton legjislacioni shqiptar dhe praktikat e punonjësve socialë.

Sipas saj, këto materiale janë shpërndarë vazhdimisht ndër vite dhe përbëjnë pjesë të kurrikulës shkollore, duke pasur si qëllim edukimin e të rinjve për barazinë gjinore dhe luftimin e stereotipeve.