Vangjeli: Mentaliteti patriarkal i theksuar vijon të ushqejë dominimin ndaj grave
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2025, 19:06
Në emisionin “Epiqendër” në Ora News, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, këtë të enjte u diskutua nisja e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës ndaj Grave”. E ftuar në studio ishte Adena Vangjeli, Drejtore Ekzekutive në Qendrën për Drejtësi Gjinore, e cila solli në vëmendje sfidat që vazhdojnë të rëndojnë mbi gratë në shoqërinë shqiptare.
Gjatë bisedës, Vangjeli theksoi se një prej faktorëve kryesorë që ushqen dhunën ndaj grave është pikërisht mentaliteti patriarkal i trashëguar ndër vite .
Sipas saj, ndryshimi i kësaj situate kërkon jo vetëm ndërhyrje institucionale, por edhe transformim kulturor përmes edukimit, ndërgjegjësimit dhe rolit aktiv të komunitetit.
