Vangjeli: Prindërit nuk janë të përgatitur për realitetin dixhital
Në emisionin “Epiqendër” në Ora News, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, u diskutua nisja e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës ndaj Grave”.
E ftuar në studio ishte Adena Vangjeli, Drejtore Ekzekutive në Qendrën për Drejtësi Gjinore, e cila ndaloi tek rritja e rasteve të dhunës dixhitale dhe mungesa e ndërgjegjësimit rreth saj.
Vangjeli u shpreh se prindërit e sotëm shpesh nuk janë të familjarizuar me zhvillimet e shpejta të botës dixhitale dhe nuk arrijnë ta kuptojnë plotësisht rrezikun që fshihet në hapësirën online.
Sipas saj, puna me të rinjtë është kyçe për të ndërtuar një qasje më të sigurt dhe të përgjegjshme ndaj teknologjisë . Ajo shtoi se fushata e këtij viti, me fokus dhunën dixhitale që prekin kryesisht vajzat dhe gratë.
