Situata në Onkologjik/ Jakaj: Projektbuxheti i ministrisë së Shëndetësisë është krijuar me ChatGPT!
Në panelin e emisionit “Drejt” në OraNews ka qenë i ftuar ish-drejtuesi i qendrës së kontrollit të barnave, Besnik Jakaj për të folur për menaxhimin e Onkologjikun dhe situatën në të cilët ky sektor ndodhet.
Ai është shprehur se problematika e mungesës së ilaçeve në Onkologjik buron nga dy element bazike.
“Ka dy element bazik komplet. Paaftësia menaxheriale dhe mungesa e vullnetit dhe dëshirës për të orientuar burimet financiare te sektori më problematik që është Onkologjiku.”-tha ai.
Më tej Jakaj pretendon se gjithë buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë është ndërtuar nga inteligjenca artificiale.
“Të shikosh projektbuxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë që 100% është bërë në mënyrë të papërgjegjshme nga drejtuesi padiskutim. Është bërë nga ChatGPT. Por ChatGPT nuk ka as shpirt, as fytyrë, as emër. Ai merr disa të dhëna që janë hedhur qoftë në një emision televiziv, i përpunon dhe të kthen përgjigje në kohë reale.”- u shpreh Jakaj.
