Gazetari Osman Stafa: Onkologjiku përfiton shtesë nga buxheti rreth 15 milionë euro, kjo është "fitorja" jonë

Në studion e emisionit “Drejt” ka qenë i ftuar gazetari Osman Stafa teksa ka folur lidhur me situatën e dëshmuar nga vetë ai në Onkologjik.

Stafa ka thënë se sektori i Onkologjikut përpos buxhetit prej 900 milionë euro, ky sektor ka përfituar 15 milionë euro shtesë . Gjë këto para sipas gazetarit është “fitorja” e atyre që janë sensibilizuar për mungesën e shërbimeve dhe ilaçeve në këtë sektor shëndetësor.

“Këto para shtesë është fituar nga ne gazetarët dhe mediat që janë interesuar”- tha Stafa.

Gazetari Osman Stafa ka mëshuar se ministria e Shëndetësisë duhet të tregoj transparencë lidhur me situatën aktuale në Onkologjik.