Fishek në pajë: Qirici shpjegon rrënjët e mendësisë

Psikologia Eksena Qirici ishte e ftuar në emisionin “Epiqendra” në Ora News, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ku u diskutua nisja e fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës ndaj Grave”. Gjatë bisedës, Qirici solli në vëmendje rrënjët e thella kulturore të dhunës dhe paragjykimeve ndaj grave në shoqërinë shqiptare.

Ajo u shpreh se shumë prej këtyre qëndrimeve vijnë nga tradita të vjetra, të cilat ende ndikojnë në mentalitetin e sotëm.

“Deri dje kemi qenë një shoqëri që në pajën e nuses kishim një fishek  një mendësi shumë e rëndë. Nëse jemi rritur me këtë kulturë, mendësia qëndron aty,” tha Qirici.

E pyetur nga gazetarja Musai nëse shoqëria është e gatshme për ndryshim ajo u përgjigj: - Jo, sepse nuk i kemi marrë disa hallka hap pas hapi.