Mbyllet Kongresi në Kinë, zgjidhet udhëheqja
Partia Komuniste e Kinës mbylli punimet e kongresit një javor dhe zgjodhi lidershipin e ri të vendit. Më shumë se 2.200 delegatë u mblodhën në hollin e madh të popullit në Pekin për zgjedhjen e Komitetit të ri Qëndror.Ketij te fundit i takon detyra te caktoje organizmin vendimmarres, i cili do te shihet me kujdes per sinjalet qe do te leshoje mbi drejtimin e ardhshem politik dhe ekonomik te vendit. Ne deklaraten permbyllese, presidenti Hu Jinato tha se Kongresi ka zevendesuar lideret e vjeter me te rinj, dhe ka marre vendime te nje rendesi historike.“Jemi te bindur se vendimet dhe planet e miratuara dhe gjithe çfare u arrit ne kete Kongres, jane zhvillime historike dhe do te luajne nje rol kyç ne drejtimin e kauzes se madhe te socializmit me karakteristikat kineze dhe sipermarrjen e rendesishme te riperteritjes se lidershipit partiak”, tha Hu Jintao.Ndryshimet ne udheheqjen e Kines ndodhin çdo 10 vjet. Kongresi i çeli punimet ne 8 nentor me nje raport te presidentit Jintao, por qe atehere, punimet dhe vendimarrja eshte zhvilluar me dyer te mbyllura. Por dy emra kane dale per kreun e partise dhe zevendesin e tij, Xi Jingping dhe Li Keqiang. Jingping pritet gjithashtu te zere postin e xhintaos ne krye te shtetit marsin e 2013-tes.