Adena Vangjeli në “Epiqendër”: Fushata “16 Ditët e Aktivizimit” këtë vit me fokus dh*nën dixhitale ndaj grave

Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës për Drejtësi Gjinore, Adena Vangjeli, ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër ” në Ora News, moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ku u diskutua nisja e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës ndaj Grave”.

Gjatë intervistës, Vangjeli theksoi se situata e të drejtave të grave në vend mbetet shqetësuese, duke u shprehur se sa i përket respektimit të të drejtave të grave, jemi në një lloj stanjacioni. 

Ajo nënvizoi se problematikat vazhdojnë të jenë të pranishme ndërsa këtë vit, fushata vjen me sloganin “Ti japim fund dhunës dixhitale”, duke e vendosur fokusin tek format gjithnjë e më të përhapura të dhunës që manifestohen në hapësirat online.