Qirici: Çdo grua mbart një histori dh*ne, mungojnë hapësirat e sigurta për viktimat

Emisioni “Epiqendër” në Ora News, i moderuar nga gazetarja Sonila Musai, këtë të enjte u fokusua tek nisja e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës ndaj Grave”. E ftuar në studio ishte psikologia Eksena Qirici, e cila ndau shqetësimet kryesore mbi realitetin e grave dhe vajzave që përballen me dhunë.

Gjatë bisedës, Qirici u shpreh se në punën e përditshme me gratë dhe vajzat që kërkojnë ndihmë, thuajse çdo rast mbart një eksperiencë dhune, shpesh të shumëfishtë dhe të fshehur prej vitesh.

Është një eksperiencë që fle prej kohësh, e justifikuar, dhe shpesh gruaja fajëson veten, u shpreh ajo. Psikologia ngriti një shqetësim të fortë lidhur me mungesën e hapësirave të sigurta dhe të qëndrueshme ku viktimat mund të strehohen dhe të marrin ndihmën e duhur.