Taylor Lautner cilësohet si "Aktori Akrobat"
Pas suksesit në Twilight , ku ai luante rolin e një njeriu ujk Taylor Lautner është bërë pjesë e një tjetër filmi në të cilin i është dhënë sërish mundësia të shpalosë aftësitë e tij.I veshur me një bluzë gri dhe pantallona të zeza 21-vjeçari ka xhiruar përpara pak ditësh skena të ndryshme ku i duhej të hidhej nga nje kamion tek tjetri, ose të vraponte sipër makinave në një trafik.
Ai ka rolin e një postieri të thjeshtë të New York-ut , por që pas takimit me një vajzë të panjohur ai gabimisht ngatërrohet me mafien.
Regjizorja e filmit Daniel Benmayor shprehet se e zgjodhi Taylor pasi u vu në dijeni të aftësive të tij, dhe duket se kjo zgjedhje ishte e duhura, pasi aktori nuk ja ka vështirësuar punën në skena të ndryshme.
Gjatë një interviste Daniel thotë se nuk e quan më Taylor por "Akrobat ". Mësohet se ajo e cila do të luajë të dashurën e tij në film do të jetë aktorja Marie Avgeropoulos me të cilën mendohet se Taylor ka nisur një lidhje të re.