Hilary Duff fundjavë në New York
Me rritjen e temperaturave gjatë kësaj periudhe aktorja Hilary Duff ka menduar që një fundjavë në pishinat Sag Harbor në New York do të ishte zgjidhja.
Si rrallëherë ajo është parë e pashoqëruar nga djali i saj 1 vjeçar Luca ose nga bashkëshorti. Hilary ishte e shoqëruar nga miket e saj të ngushta dhe dukej në formë të përkryer.
Ylli i filmit " Lizzie Mcguire" ka pohuar se pas shtatëzanisë e ka pasur shumë të vështirw tw rikthente format trupore të mëparshme në një kohë kaq të shkurtër dhe me një djalë të vogël për të cilin duhej të kujdesej.
Por 25-vjeçarja theksoi se me vullnet dhe dëshirë mund të arrish gjithçka. Ndryshe nga persona të tjerw të famshëm Hilary i nuk sugjeron , kurrësesi dieta dhe aq më pak drastike pasi nuk janë të shwndetshme, por shumë stërvitje, boks, dhe vallëzim.
Ajo aktualisht është e angazhuar me xhirimet e komedisë më të re "Flock Of Dudes", ku marrin pjesë dhe Skylar Astin dhe Ray Liotta. Edhe pse asgjë nuk është konfirmuar, mendohet se një tjeter aktore e kësaj komedie do të jetë dhe Lea Michelle.