MTV Video Music Awards, Timberlake mes më të nominuarve
Justin Timberlake dhe Macklemore & Ryan Lewis udhëheqin me numrin më të madh të nominimeve për edicionin e sivjetëm të MTV Video Music Awards.
Krijuesi i hitit "Mirrors" , Macklemore & Ryan Lewis kanë nga gjashtë nominime për ceremoninë e madhe, duke përfshirë edhe çmimin kryesor për Videoklipin e Vitit.
Videoklipi "Mirrors" i ka siguruar Justin Timberlake katër nominime, ndërsa videoklipi tjetër "Suit & Tie" me Jay-Z, ka marrë dy nominime për Regjinë dhe bashkëpunimin me të mirë.Macklemore & Ryan Lewis për herë të parë kanë qenë pjesë e ceremonisë, pas shumë hiteve të publikuara gjatë këtij viti. Ata me tre videoklipe të ndryshme kanë marrë gjashtë nominime. "Thrift Shop" është nominuar për Videoklipin e Vitit, teksa këngët "Can't Hold Us" dhe "Same Love" kane marre nje nominim nga tre te mundshme.Të dy artistët e lartpërmendur, do të kenë konkurencë te madhe, pasi Taylor Swift me "I Kneë You Were Trouble", Bruno Mars me "Locked Out of Heaven" dhe Robin Thicke me "Blurred Lines" po ashtu jane të nominuar për Videoklipin e Vitit.Ceremonia e madhe e MTV Video Music Awards eshte thene se do të mbahet në Brooklyn të New Yorkut më 25 gusht.