Russell Brand më në fund në një lidhje serioze
Ish bashkëshorti i këngëtares Katy Perry, humoristi Russell Brand më në fund duket se ka vendosur të ketë një lidhje serioze me atë që dikur e quante miken e tij më të mirë Nicola Schuller. Ata gjithnjë kanë qenë të shoqëruar bashkë por këtë herë jo si miq por si parter.
Një burim ka thënë për " The Sun " se Nicola ka qenë mbështetja e tij në momentin kur ai u nda nga Katy Perry , por njohja më shumë me të e ka bërë Russell-in të kuptojë me të vërtetë se çfarë dëshiron nga një femër dhe nga vetja.
Qëllimet serioze të aktorit të cilat deri përpara pak kohësh mendoheshin të ishin thjeshtë thashetheme , u vërtetuan në momentin që Russell pohoi në nje emision ku ishte i ftuar se momentalisht dëshira e tij më e madhe ishte të kishte një grua me të cilën të ndante gjithçka, çdo të mirë dhe të keqe.Por mbi të gjitha ardhja në jetë e një fëmije do të ishte perfekte pasi për të fëmija simbolizon sinqeritetin dhe dashurinë.Russell pranoi që dhe pse këto i kuptoi vonë sepse ishte i verbuar nga kënaqësia që i dhuronte fama , ndihet i lumtur që tani është i vetëdijshem për ato që tani i quan " Synime të cilat duhen përmbushur ".