Emma Roberts lirohet dhe i rikthehet lidhjes
E arrestuara më 7 korrik, për dhunë fizike dhe mbesa e Jualia Roberts është liruar nga prangat ditën e djeshme pas marrjes në pyetje nga departamenti i policise në Montreal, ku dhe u arrestua.
Emma u akuzuar se kishte rrahur të dashurin e saj Evan Peters i cili i gjet me gjak në hundë dhe shenja kafshimesh, por pavarësisht kësaj nga ana e tij nuk ka pasur asnjë akuzë apo padi.
E sapo liruar ylli i filmit `Acquamarine` ka vrapuar menjëherë në krahët e të dashurit duke i kërkuar falje dhe duke vënë kokën mbi kraharorin e tij. Sipas konfirmimeve çifti vazhdon ende lidhjen e tyre e cila nisi pranverën e vitit 2012.
Dhe pse Emma u shfajësua me fjalët se ishte vetëm një keqkuptim, nuk u besua. Një burim i afërt me të dy aktorët thekson për mediat se ata kanë një lidhje , e cila mund të përkufizohet fare mirë me fjalën “Ekstreme".
“Pavarësisht se dashuria dhe toleranca e tyre është me përmasa të mëdha , arrijnë t`i falin njëri-tjetrit gabime ndoshta të pafalshme dhe përsëri të duhen si në fillim. Është një lidhje per tu pasur zili dhe mesa duket se finalizimi i saj do të jetë martesa” thekson burimi.