Jessie J eksperimenton sërish me flokët
Jessie J ka vendosur të eksperimentojë sërish me flokët. Pasi e preu të gjitha , e më pas i leu ngjyrë të verdhë tani mendoi të ndryshonte përsëri duke i kthyer në lejla.
Këngëtarja e cila ka anulluar të gjitha koncertet javët e fundit për shkak të problemeve të saj me zërin, duket se ka dashur t`i surprizojë fansat me një rikthim të fuqishem në skenë.
Prezantimin e parë të look-ut të ri, ajo e bëri në një koncert që mbajti në Endinburgh Castle, duke fituar kështu ,jo vetëm komplimente për pamjen e re, por dhe falenderime nga adhuruesit për rikthimin nëpër koncerte.
Jessie J u shfaq në skenë me një veshje bardhë e zi ndryshe nga herët e tjera dhe me buzëqeshjen që e karakterizon. Ajo performoi përrreth dy orë hitet e saj më të fundit duke e bërë mbrëmjen të paharrueshme.