Indi, majmuni sulmon djalin e vogël
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2013, 15:30
Një majmun i tërbuar ka sulmuar një djalë të vogël në një kopsht zoologjik në Ratlam të Indisë duke i shkaktuar plagë të shumta. Fotot e shkrepura nga një dëshmitar i rastit tregojnë vogëlushin të shtrirë në tokë dhe me gjak në duar dhe fytyrë nga egërsia e majmunit.
I ati dhe një punonjës i kopshtit zoologjik e larguan kafshën nga djali pas shumë përpjekjesh.
Mediat lokale njoftojnë se vogëlushi ka pësuar dëmtime të shumta si pasojë e këtij sulmi.