Perry e zhgënjyer me Rihannan

Krijuesja e hitit “I Kissed A Girl” me shumë xhelozi ka shikuar fotot e Rihannas, shoqes së saj më të ngushtë, taksa ajo ka shijuar pushimet në Francë së bashku me modelen Cara Delevingne.Katy Perry, 28, u ka thënë shoqeve se ndihet e zhgënjyer se përse ajo nuk ishte ftuar nga Rihanna për këto pushime.“Shumë sinqerisht them se Katy ka pyetur nëse e ka ftuar Rihanna për këto pushime. Ajo i ka parë gjitha fotografitë e shoqes së saj më të ngushtë, kur ajo dhe Delevingne po shijonin pushimet. Katy e ka takuar Caran disa herë në Amerikë dhe mendon se është shumë vajzë e mirë, por nuk e kupton se si është afruar aq shumë me Rihannan” ka thënë një i afërm i Perryt.