Prince Jackson tejkalon shpejtësinë
Vëllai më i madh i Paris Jackson emri i së cilës është lakuar shumë kohët e fundit për tentativën e dështuar të vetëvrasjes që ajo donte të kryente, dhe djali më i madh i Michael Jackson është ndaluar nga policia e Kalifornisë për tejkalim shpejtësie.
Sipas raportimeve për mediat 16-vjeçari shkeli rregullat duke ecur me 40 km/h në një zonë ku nuk mund të ecje me më shumë se 25 km/h. Ai pritet të marre një gjobë këto dite nga policia , si dhe një paralajmërim për heqjen e patentës në qoftë se ky rast përsëritet, pasi kjo nuk është e para herë që ndodh.Një burim shumë i afërt me familjen konfirmon se Prince dhe Paris së shpejti do të bëjnë analizat e ADN-së për të zbuluar të vërtetën e origjinës së tyre dhe fjalëve të cilat kanë dëgjuar gjatë rritjes së tyre.
Familja Jackson po kalon një periudhë shumë të vështirë,me peripecitë e ndodhura kohët e fundit nga ana e Prince, Paris por dhe nga rikujtimi i vdekjes së Michael më 25 qershor, datë e cila shënoi 4-vjetorin e vdekjes së tij.