Selena Gomez lë pas rolin e zonjushës!
Ish ylli i Disneyland Selena Gomez, ka festuar këtë fundjavë ditëlindjen e shoqes së saj të ngushtë Lily Collin. Por këtë herë ajo ka lënë pas rolin dhe veshjen e zonjushës duke u paraqitur me një veshje të zezë dhe me një rreth në formë brirësh.
Aktorja britaniko-amerikane Lily Collin ka zgjedhur mbrëmjen e së shtunës për të festuar ditëlindjen e saj të 21-të, ku nuk kishte humbur rastin të ftonte shumë nga miqtë e saj të famshëm, mungesa e të cilëve vihej re.
Ndër këto mund të përmendim Taylor Swif e cila nuk u paraqit pasi ishte shumë e zënë me turin e koncerteve në Pensilvani. Një tjetër i papranishëm ishte dhe ish- i dashuri i Selenës, Justin Bieber.
Sipas pohimeve të shumta Justin po bën të pamundurën t`i rikthehet lidhjes së tij me aktoren, por përgjigja e Selenes ka qenë negative.
Në një intervistë që ajo dha përpara pak kohesh argumentoi përse nuk kishte ndërmend t`i rikthehej lidhjes duke radhitur një sërë arsyesh si : " Sjellje e keqe, përkushtimi kundrejt koncerteve dhe lënia e saj pasdore, skandalet kohët e fundit dhe kritikat që nëna e Justin i bën pothuajse çdo javë në publik”.