Kerry arrin marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe Palestinës

Një ditë pas marrëveshje së arritur me Sekretarin Amerikan të Shtetit për të rifilluar bisedimet për paqe me Palestinën, Izraeli tha të Shtunën se do të lirojë një numër të burgosurish palestinezë.Ministri i Izraelit për marrëdhëniet ndërkombëtare, Yuval Steinitz,  tha se do të përfshijë "të burgosur shumë të rëndësishëm për dekada të tëra".Kerry njoftoi të Premten se bisedimet fillestare do të mbahen në Uashington "në javën e ardhshme ". Komentet  e ministrit izraelit janë rezutatet e e para të marrëveshjes. Izraeli dhe palestinezët rranë  dakort për rifillimin e negociatave të cilat kanë qenë të bllokuara për dy vjet- njoftoi Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, pas takimit mes të dy palëve të Premten në Jordani. Kerry nuk dha detaje të marrëveshjes, por tha se bisedimet fillestare mund  të mbahen në Uashington " javën e ardhshme ". Raundi i fundit i bisedimeve të drejtpërdrejta gati tre vjet më parë rezultoi pa sukses mbi çështjen e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor dhe në Jeruzalemin Lindor.Kjo marrëveshje është një sukses i madh për sekretarin amerikan pasi palestinezët më parë nuk e kanë pranuar një plan të ri paqeje të prezantuar së fundmi nga Uashingtoni. Ata kërkojnë më shumë garanci që Izraeli do të rikthehet në kufijtë e vitit 1967, duke zhbërë edhe të gjithë vendbanimet e ngritura deri më tani në territorin palestinez.Sekretari Amerikan i Shtetit është takuar me liderin e Autoritetit Palestinez në Ramallah, në një përpjekje për të rigjallëruar bisedimet e paqes me Izraelin. Ai u tha gazetarëve në Aman se palët kishin "arritur një marrëveshje që vendos një bazë për rinisjen e negociatave të drejtpërdrejta për statusin final mes palestinezëve dhe izraelitëve."