OKB dënon sërish embargon amerikane kundër Kubës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2012, 08:26
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar sërish për ta dënuar embargon amerikane kundër Kubës, në një votim që po përsëritet për 21 vjet me radhë.Asambleja ka votuar me 188 vota pro, 3 kundër duke përfshirë edhe Izraelin dhe Palaun që i bashkohen Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa tre shtete të tjera kanë abstenuar.Votimi i vitit të kaluar ishte pothuajse identik, me 186 vota për, 2 vota kundër, dhe me tre abstenime.