Njihuni me parashikimin e motit për këtë të premte
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2025, 07:41
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare e hera-herës të dendura kryesisht në relievet malore në jug nga orët e mesditës.
Pritet prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët kryesisht të karakterit lokal në relievet malore në jug të territorit në orët e mesditës e pasdite.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s.
Deti pritet të ketë vlëzim të forcës 1-2 ballë
