Karanxha: Ke prokurorë që nuk e shohin dot një vendngjarje, pasi ka ndodhur një krim shumë i rëndë
Në “Drejt” nga Luan Rama, Ervin Karanxha, ish-prokuror tha se Kur ndodh një vrasje prokurori i gatshëm njoftohet nga salla operative dhe më pas shkon në vendin e ngjarjes.
Karanxha: Sektorët e krimit janë të ndarë në fusha dhe shpreson që të mos ndodhë një ngjarje. Kur ndodh një vrasje prokurori i gatshëm njoftohet nga salla operative. Gjëja e parë që bëhet është të shkosh në vendin e ngjarjes për të krijuar një tablo të qartë se si ka ndodhur krimi.
Duhet të jesh pak i ftohtë dhe të sigurosh sa më shumë dëshmitarë. Në vendin e ngjarjes duhen ekspertët kriminalistë dhe ekspertë të tjerë për të marrë gjurmë biologjike. Vrasja është një krim i rëndë. Ke edhe prokurorë që nuk e shohin dot një vrasje të rëndë, pasi varet nga mjeti i përdorur në krim.
