Kita: Pensionet dhe pagat janë shumë të ulëta për koston e jetesës
Aktivisti i Lëvizjes “Bashkë”, Emiljando Kita, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai, foli për protestën e zhvilluar këtë të enjte përpara Parlamentit dhe për situatën e vështirë ekonomike që po përballin qytetarët shqiptarë.
Në fjalën e tij, Kita tha se Lëvizja “Bashkë” ka dalë në protestë me katër kërkesa kryesore:
1.Pensione dinjitoze, në përputhje me koston reale të jetesës
2.Paga minimale që mbulon jetesën bazë për çdo qytetar
3.Ulja e kostos së jetesës dhe masat kundër rritjes së çmimeve
4.Njohja dhe garantimi i statusit të minatorit, si një kategori që përballet me kushte të vështira pune dhe rrezikshmëri të lartë.
Ai theksoi se protesta e kësaj të enjteje kishte si qëllim të përcillte zërin e njerëzve të thjeshtë, që ndihen të harruar nga institucionet dhe kërkojnë dinjitet ekonomik e social.
