Islami: Pasiguria për shpenzimet po pengon çiftet të krijojnë familje
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 30 Tetor 2025, 20:34
Ekspertja e ekonomisë Burbuqe Islami e ftuar në emisionin Epiqendër në Ora News theksoi se një nga faktorët kryesorë që po pengon çiftet të vendosin për krijimin e familjes është pasiguria financiare përballë shpenzimeve të jetesës.
Sipas z. Islami, në kushtet aktuale ekonomikë, çiftet përballen me shpenzime të larta bazë për strehim, ushqim, shkollim, shërbime shëndetësore dhe për pasojë ndjehen të papërgatitur për të marrë përgjegjësi si prindër.
Sipas Islamit për të përmirësuar situatën dhe për të motivuar çiftet të krijojnë familje, është e domosdoshme të rritet siguria financiare, rritje të pagave, ulje të kostos të jetesës, dhe politika që lehtësojnë krijimin e kushteve për jetesë familjare.
