Kita: Punëtorët shqiptarë punojnë me orë të zgjatura për paga që nuk u mjaftojnë as për muajin
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 30 Tetor 2025, 20:54
Aktivisti i Lëvizjes “Bashkë”, Emiljando Kita, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai, foli për situatën e vështirë të punëtorëve shqiptarë, sidomos gjatë sezonit turistik, ku oraret e stërzgjatura dhe pagat e ulëta janë kthyer në normë të përditshme.
Në fjalën e tij, Kita u shpreh se punëtorët shqiptarë punojnë nga mëngjesi deri në orët e vona të darkës, shpesh pa pushime, ndërkohë që paga që marrin nuk u mjafton për të përballuar shpenzimet bazë të jetesës.
Sipas tij, është e domosdoshme që shteti të ndërhyjë me politika mbrojtëse për punëtorët, duke garantuar paga dinjitoze, orare të rregullta dhe kushte më të mira pune.
