E marta e 'zezë'/ Laçi: Njerëzit përdorin thi*ën për të vr*rë, nuk ishte thjesht momenti që i çoi aty
Gazetari, Dritan Laçi i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News duke iu referuar tre vrasjeve me thikë ditën e martë u shpreh se nuk ishte thjesht momenti që i çoi njerëzit deri aty.
Laçi: Ajo që ndodhi para dy ditësh më duket më shumë si një thirrje në një kohë shumë të largët, koha e Strallit.
Ku përgjithësisht në atë që është materia e këtyre njerëzve, nuk është ajo pjesa e zdrukthtuar ose ajo jesa me rrudha që ka kaluar e gjithë njerëzimi.
U duk në fakt sikur ishte një ditë sikariosh.
Një ditë ku njerëzit të cilët përdorin thikën për të vrarë.
Dhe nuk ishin njerëz të cilët thjesht momenti i çoi aty.
Njerëz të cilët e kishin të përësitur si vepër penale.
Dhe këtu flas qoftë për atë që ishte ndihmësi i picajolit apo edhe për rastin tjetër të Beratit.
Pra nuk janë ngjarje të cilat thjesht lindin në një moment të caktuar por udhëtojnë në kohë.
