Islami: Politikat ekonomike të shihen nga këndvështrimi qytetar, jo ai i oligarkëve

Emisioni “Epiqendër” i moderatores Sonila Musai trajtoi këtë të enjte temën e shpenzimeve të familjeve shqiptare, duke sjellë analiza dhe qëndrime të ndryshme mbi ndikimin e politikave ekonomike në jetën e përditshme të qytetarëve.

E ftuar, ekspertja e ekonomisë Burbuqe Islami u shpreh se është koha për ndërhyrje serioze në politikat ekonomike, duke theksuar se vendimmarrjet të ndërtohen mbi nevojat reale të familjevedhe jo me këndvështrimin e fitimit të oligarkëve.