Islami: Shteti të subvencionojë qiranë dhe shpenzimet pas lindjes për çiftet e reja
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 30 Tetor 2025, 20:40
Ekspertja e ekonomisë Burbuqe Islami, e ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai, foli për sfidat ekonomike që po përballin familjet e reja shqiptare dhe domosdoshmërinë e politikave mbështetëse nga shteti.
Ekspertja shtoi se një ndër format më efektive të ndihmës do të ishte rimbursimi i pjesës së qirasë për familjet e reja dhe bonuse të dedikuara pas lindjes së fëmijëve, për të lehtësuar barrën e parë financiare të prindërve.