''Me mijëra herë kam dhënë ilaçe me listë''/ Rrëfimi i farmacistes Flutura Dega
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 30 Tetor 2025, 20:43
Farmacistja Flutura Dega, e ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai, foli për realitetin e vështirë ekonomik që përballin qytetarët shqiptarë, sidomos në fushën e shëndetësisë dhe mjekimeve të përditshme.
Në fjalën e saj, Dega tregoi se gjithnjë e më shpesh pacientët vijnë me receta mjekësore, por nuk kanë mundësi financiare për të blerë ilaçet e nevojshme.
“Me mijëra herë u kam dhënë ilaçet pa lek, sepse nuk kisha zemër t’i ktheja mbrapsht.
Sëmundja nuk pret, u shpreh farmacistja në fjalën e saj.
