''Shoqëri depresive'', Xhaferi: Në Shqipëri ne ndjejmë një depresion agresiv të mirëfilltë
Psikologia, Almeida Xhaferi i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se në Shqipëri ne ndjejmë një depresion agresiv të mirëfilltë.
Xhaferi: Nëse i referohemi kontekstit aktual në Shqipëri unë do thosha që fazën e ankthit ne e kemi kaluar tashmë.
Në Shqipëri ne ndjejmë një depresion agresiv të mirëfilltë.
Një ankth i patrajtuar për vite me radhë ka shkaktuar një çrregullim edhe më të rëndë kolektiv ku është një shoqëri depresive.
Që i merr vendimet me një pjesë të trurit që është pjesa më emocionale.
Është një autor që është bestseller i librit ‘’Inteligjenca Emocionale’’ na vjen në ndihmë pikërisht për këtë analizë ku thotë se njeriu në momentin që fillon edhe merr vendime me pjesën më emocionale të trurit të tij, nuk reagon sikur do dialogojë por reagon sikur është në një luftë dhe niveli i agresivitetit shkon në trajtat e mbijetesës.
Kur ne e kemi të pamundur të vendosim dialogun për të zgjidhur konfliktin me tjetrin detyrohemi që pjesa e pashëndetshme, pjesa më sensitive emocionale merr vendimet për ne atëherë edhe reagimi është shpeshherë sikur do na duhet të mbijetojmë në një luftë .
