VIDEO+EMRI/ Grabiti një automjet në Lezhë, arrestohet 38-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2025, 22:59
Policia e Lezhës ka arrestuar një 38-vjeçar, i cili dyshohet se mbrëmjen e sotme ka grabitur një automjet në lagjen “Nënë Tereza” të qytetit.
Në pranga është vënë shtetasi Lorenc Lugja, i cili është kapur vetëm pak minuta pas ngjarjes.
Ndërkohë, raportohet se gjatë kontrollit në automjetin e 38-vjeçari është gjetur një celular i dyshuar si i vjedhur më parë në Rinas.
Policia thotë se vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

