E diagnostikuar me kancer/ Dega: Mendoja për fëmijët dhe familjen time

Flutura Dega farmaciste me profesion dhe një grua që ka përjetuar betejën me kancerin e gjirit, tregoi më tepër rreth sëmundjes.

“Kur mora lajmin, nuk isha vetëm e shqetësuar për veten time, por më shumë për atë se si do ta prisnin ata që dua,” rrëfen Flutura.

“Krahas dhimbjes dhe frikës, mendimet e mia ishin për familjen, për fëmijët e mi, për të gjithë ata që do më mbështesnin.

”Ajo tregon se sëmundja erdhi si një goditje, pasi nuk ishte person që prekej shpesh nga probleme shëndetësore. Por përkushtimi për t’u përballur me sfidën ishte i forte tha ajo në fjalën e saj.