Shehu: Të gjithë drejtuesit e shteteve synojnë që të kenë kontroll të plotë mbi gjyqësorin
Juristi, Isuf Shehu i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se që të gjithë drejtuesit e shteteve synojnë që të kenë një kontroll të plotë mbi gjyqësorin.
Shehu: Që të gjithë këto shtete, që të gjithë drejtuesit e shteteve synojnë që të kenë një kontroll të plotë mbi territorin e tyre dhe në mënyrë të veçantë mbi gjyqësorin.
Çdo shtet, çdo president, çdo kryetar shteti, çdo kryeministër.
Fatkeqësisht këtu tek ne me çfarë shoh unë, ekzekutivi ia ka arritur qëllimit që ta ketë në kontroll gjyqësorin.
Jo nëpërmjet imponimit të tij por duke e bërë atë inefiçent.
Pra jam unë ai që po caktoj gjërat se si do venë në këtë vend.
Jam unë që do ti jap zgjidhje qytetarëve.
Jam unë që do ti jap sigurinë qytetarit.
Jam unë që do ti garantoj pronën qytetarit.
Çfarëdo lloj konflikti apo gjë të diskutueshme që një qytetar ka, çdo drejtues i ekzekutivit synon që ta ketë vetë në kontroll.
