Dega: Sëmundja nuk më theu, më bëri më të fortë, jeta një dhuratë që nuk duhet marrë si e mirëqenë

Në rrëfimin e saj prekës, Flutura Dega na tregon një histori force, reflektimi dhe rilindjeje shpirtërore.

Një grua që e ka kaluar një nga sfidat më të vështira të jetës –përballjen me kancerin e gjirit ajo ka ndarë në emisionin Epiqendër përvojën që i ka ndryshuar mënyrën e të jetuarit dhe të menduarit.

Gjatë kësaj periudhe të vështirë, Flutura thotë se mësoi të shihte jetën me një tjetër sy , më mirënjohëse.

“Kam ndryshuar. Sot nuk jam më e njëjta. E kuptova që jeta është një dhuratë që nuk duhet marrë si e mirëqenë.”