Mos prit për nesër/ Mesazhi prekës i gazetares Sonila Musai për gratë

Në kuadër të muajit tetor, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, gazetarja dhe moderatorja e emisionit “Epiqendër”, Sonila Musai ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm sensibilizues, duke vënë theksin tek rëndësia e parandalimit dhe vetëdijesimit për këtë sëmundje.

“Kanceri i gjirit nuk zgjedh moshë, profesion apo vend, por ne mund të zgjedhim të jemi më të vetëdijshme, më të informuara dhe më të forta,” – është shprehur Musai.

Në mesazhin e saj sensibilizues, Musai i bën thirrje çdo gruaje që të marrë masa të menjëhershme për kontrollin e shëndetit të saj: “Kontrollohu sot, sepse nesër mund të jetë vonë.”

Muaji Tetor është kthyer në një simbol të fuqishëm të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, dhe mesazhe si ai i Musait që kontribuojnë në përhapjen e informacionit, mbështetjen emocionale dhe forcimin e komunitetit të grave që përballen me këtë sfidë.