Ekspertja e Shëndetit Publik paralajmëron për shenjat e kancerit të gjirit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2025, 18:42
Genta Qirjako, eksperte e shëndetit publik në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News, ku diskutoi rreth rëndësisë së njohjes së shenjave paralajmëruese të kancerit të gjirit.
Në fjalën e saj, Qirjako theksoi se njohja dhe vëmendja ndaj disa shenjave të caktuara është thelbësore për zbulimin e hershëm të sëmundjes.
Është shumë e rëndësishme që të gjithë të jemi të vetëdijshëm për disa nga shenjat që duhet të na shqetësojnë,” tha ajo, duke shtuar se kur këto shenja bëhen të dukshme, shpeshherë stadi i kancerit është avancuar.
