Psikologia Miekley: Të jesh e fortë nuk do të thotë të mos kesh frikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2025, 18:39
E ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News me gazetaren Sonila Musai, psikologia Bona Miekley ka ndarë një mesazh të rëndësishëm mbi mënyrën se si gratë përballen me sëmundjen e kancerit të gjirit, veçanërisht në periudha të vështira emocionale.
“Të jesh e fortë nuk do të thotë të mos kesh frikë. Do të thotë të ecësh përpara, edhe duke parë frikën në sy,” – tha Miekley, duke theksuar se forca e brendshme e një gruaje nuk matet me mungesën e ndjenjave, por me aftësinë për t’i përballuar ato me guxim.
