E prekur nga kanceri i gjirit, nuk i’u dorëzova/ Rrëfimi frymëzues i farmacistes
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, rrëfimi i farmacistes Flutura Dega është një thirrje e fuqishme për çdo grua, mos e anashkaloni kontrollin rutinë.
E ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai ajo u shpreh: Tre vite më parë, një vizitë e zakonshme mjekësore ndryshoi gjithçka.
Gjatë kontrollit, mjekët konstatuan një shqetësim që rezultoi të ishte kancer gjiri. “Është pak e vështirë për t’u përballuar në momentet e para, unë nuk iu dorëzova,” – rrëfen Flutura me emocion.
E pajisur me dije profesionale dhe një shpirt luftarak, ajo iu nënshtrua trajtimit dhe sot ndan historinë e saj për të frymëzuar gratë që përballen me të njëjtën sfidë.
Mesazhi i saj është i qartë, zbulimi i hershëm bën diferencën mes frikës dhe shpresës, mes rrezikut dhe shpëtimit.
