Flutura Dega: Muaji Rozë nuk është vetëm një ngjyrë, është guxim, jetë dhe shpresë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2025, 18:37
Flutura Dega është një nga ato gra që kanë përjetuar kancerin e gjirit. Sot, si një grua që e ka kaluar këtë betejë, ajo ndan përvojën e saj jo për të marrë mëshirë, por për të dhënë forcë.
Zbulimi i sëmundjes ndodhi pas një kontrolli rutinë. Mes frikës dhe dhimbjes, zgjodhi të luftojë.
Me përkrahjen e familjes dhe ndihmën mjekësore, ajo sot është një zë që frymëzon të tjerat të mos presin. Mesazhi i saj është i qartë dhe i drejtpërdrejtë: “Dua t’u them të gjitha grave: Muaji tetor, muaji rozë, nuk është thjesht një ngjyrë. Është shpresë, guxim, jetë. Mos bëni kontrolle vetëm këtë muaj bëni gjithmonë. Një kontroll i hershëm është shpëtim jete.”
