Daci: Më bëhet njoftimi për në gjyq dhe mësoj se personi që unë përfaqësoj ka humbur jetën, aq shumë vonesa ka në procese
Juristi, Jordan Daci i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se bëhet njoftimi për në gjyq dhe mësoj se personi ka humbur jetën.
Daci: Ne jemi në një situatë vërtet shumë të rëndë.
Janë 200 mijë çështje që presin.
Rreth 40% janë çështje pronësie.
Në tërësi çështjet civile rreth 30-35% janë administrative nga të cilat 30% janë sepse shteti nuk nxjerr aktet administrative.
Pastaj pjesa tjetër civile janë kryesisht 30-40% e më shumë janë prona.
Dhe pastaj pjesa tjetër janë tregtare e familjare, por pak.
Pastaj pjesa penale është histori më vete dhe apelet janë histori më vete.
Dmth unë kam disa raste dhe jo një kur më bëhet njoftim për gjyq në gjykatë të Lartë dhe personi që unë përfaqësoj ka vdekur.
Dhe normalisht që ka vdekur sepse gjykimi është bërë para 15-20 vitesh.
