Muçi: Sot ka 150 mijë dosje që janë stok në Gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën e Lartë

Juristi, Besnik Muçi i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se sot ka pothuajse 150 mijë dosje që janë stok në gjykatën e Apelit dhe në gjykatën e Lartë.

Muçi: Sot aksesi i qytetarëve në drejtësi, pothuajse mungon plotësisht.

Pra pothuajse nuk ka akses.

Sepse ç’do të thotë të kesh akses?

Do të thotë që qytetari nëse ka një çështje të natyrës civile, familjare, etj të shkojë ta zgjidhë brenda një afati të arsyeshëm në gjykatë.

Pra ta zgjidhë brenda një periudhe disa mujore.

Çështja administrative zgjidhet më shpejt. Dhe civilet zgjidhen brenda një viti ose një viti e gjysëm.

Çështjet civile në 2015 kanë zgjatur maksimumi gjykimi deri në gjykaën e Lartë një vit e gjysëm deri në dy vjet.

Sot shkon 15 vjet mesatarisht. Pra sot gjykatat e Apelit janë duke shqyrtuar çështje të vitit 2017-2018.

Sot ka pothuajse 150 mijë dosje që janë stok në gjykatën e Apelit dhe në gjykatën e Lartë dhe në gjykatat e tjera të Shqipërisë.