Genta Qirjako në "Epiqendër": Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
Genta Qirjako, eksperte e shëndetit publik pranë Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), ishte e ftuar në emisionin "Epiqendër" në Ora News, moderuar nga gazetarja Sonila Musai.
Në intervistën e saj, Qirjako u ndal te rëndësia e muajit Tetor, i cili njihet globalisht si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Ajo theksoi se kanceri i gjirit është sëmundja tumorale më e përhapur tek gratë, duke zënë vendin e parë në statistikat e rasteve të diagnostikuara.
Sipas saj, ndërgjegjësimi dhe diagnostikimi i hershëm luajnë një rol kyç në luftën kundër kësaj sëmundjeje.
Ekspertja u bëri thirrje të gjitha grave që të kryejnë kontrolle të rregullta dhe të mos neglizhojnë asnjë simptomë, duke përmendur se parandalimi dhe zbulimi i hershëm janë armët më të forta kundër kësaj sëmundjeje.
